Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se e kanë dëshmuar që nuk mund të ketë zyrtarë në Kosovë, të cilët janë të paprekshëm.

“Në Kosovë tashmë kemi dëshmu që nuk mund të ketë zyrtarë, të cilët janë të paprekshëm…”, ka thënë Haxhiu në emision Context në ATV, më 15 maj 2026.

Por, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e sfidon Prokurorinë nëse mund të shkojnë që ta intervistojnë.

“Jo unë nuk iu frikësohem Prokurorisë hiç. Unë e kam ftu me ardhë po ata po tuten me ardhë. Domethënë unë iu thash unë guxoj mos me ardh tash ta shohim a guxoni ju me ardhë”, kishte thënë Kurti në Istogu Channel, më 6 shkurt 2025, derisa komentonte ftesën e Prokurorisë për të, ku ishte thirrur si dëshmitar në aferën e rezervave shtetërore.