Motra e liderit të Koresë së Veriuit ka refuzuar çdo mundësi dialogu me Korenë e Jugut pas përpjekjeve të Seulit për një të tillë, nën presidentin e ri.
Në një deklaratë lëshuar në mediat shtetërore të Koresë së Veriut, Kim Yo Jong ka rrëzuar përpjekjet e Presidentit jugor Lee Jae-myung për të riparuar raportet me Pyongyang, edhe perkundër ndërprerjes së transmetimit të propagandës me altroparlantë përgjatë kufirit koreano-korean.
Kim, që mbikqyr operimet e propagandës brenda Partisë së Punës, e quajti vendimin e Lee për të ndaluar propagandën me altroparlantë si “tërheqje mga çka ata nuk do të duhej ta bënin fare në rend të parë.”
Nëse Korea e Jugut “ka pritur se do të rikthente të gjitha rezuktatet e shkaktuara me disa fjalë sentimentale,” asgjë nuk mund të përbënte “një miskalkulim më serioz”, tha Kim në komentet e transmetuara nga Agjencia Qëndrore e Lajmeve në Korenë e Veriut.
“E bëjmë të qartë edhe një herë qëndrimin tonë të vjetër se pavarësisht politikave që adoptohen në Seul apo propozimeve që mund të jepen ne nuk kemi interes në to dhe as arsyje të takohemi apo të diskutojmë me RK,” tha Kim, duke përdorur shkurtesën RK për emrin zyrtar të Koresë së Jugut, “Republika e Koresë”.









