S’ka paqe Takimi i parë Trump-Putin pa rezultat përfundimtar

S’ka paqe Takimi i parë Trump-Putin pa rezultat përfundimtar

Presidenti Vladimir Putin dhe Presidenti Donald Trump shtrëngojnë duart në fillim të takimit

Takimi mes Putinit dhe Trump-it u përmbyll me një konferencë të përbashkët për shtyp. Takimi, që po quhet historik, nisi me pritjen zyrtare që Presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri Presidentit rus, Vladimir Putin, në pistën e bazës në Alaska. Ata më pas udhëtuan bashkë për në takim me veturën e njejtë, mbajtën takimin dhe përmbyllen atë me konferencën, që në media të huaja po cilësohet si një PR i suksesshëm për Presidentin Putin.

Presidentët nuk dhanë shumë detaje nga takimi, por u la të kuptohet se nuk është arritur një zgjidhje për paqe. Pra, lufta në Ukrainë do të vazhdojë.

Konferenca nisi me fjalën e Putinit — një thyerje e traditës protokollare, sipas së cilës zakonisht fjala i jepet fillimisht presidentit amerikan.

Të dy liderët e lavdëruan njëri-tjetrin dhe thanë se kishin zhvilluar një diskutim shumë pozitiv. Asnjëri prej tyre nuk pranoi të merrte pyetje pas konferencës, duke e lënë të paqartë përmbajtjen e plotë të bisedës.

Megjithatë, Putini tha se ishte pajtuar me Trump-in për nevojën e arritjes së sigurisë së Ukrainës. Nga ana e tij, Trump theksoi se “nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje” dhe shtoi se do të telefononte figura relevante për t’i informuar mbi takimin e se pret një takim shumë shpejt mes Putinit, Presidentit ukrainas, Zelensky, e ndonjë lideri evropian.

Në fund, Putini iu drejtua Trump-it në anglisht: “Next time in Moscow” (herën tjetër në Moskë), ndërsa ky i fundit iu përgjigj duke thënë se “mund ta shoh duke ndodhur.”

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin