Edhe dy kandidatet e reja të Lëvizjës Vetëvendosje, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha nuk morrën votat e mjaftusheme për Presidente.
Si në rastin kur LVV-ja kandidoi Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun, as këtë herë në seancë nuk morrën pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe AAK-ja.
Seanca e Kuvendit u ndërpre në mungesë kourumi.
Gjatë votimit, në sallë ishin të pranishëm 64 deputetë.
Nga këta, 63 votuan në favor të Feride Rushiti, një votë rezultoi e pavlefshme, ndërsa asnjë votë nuk shkoi për kandidaten tjetër Hatixhe Hoxha.
Këta emra u propozuan nga Vetëvendosje vetëm një ore pasi Konjufca dhe Kollçaku tërhoqën kandidaturën.
Kujtojmë që Hoxha ka qenë të paktën dy herë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa tash është drejtoreshë në shoqatën “Autizmi”. Ndërsa, Feride Rushiti është drejtoreshë në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe shquhet për bashkëpunim të ngushtë, sidomos me Kryetaren e Kuvendit nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.









