Është ndërprerë seanca për amendamentet kushtetuese që u proceduan në Kuvend nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që Presidenti të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët.
Në seancë ishin të pranishëm 93 deputetë. Për kalimin e tyre nevojiteshin dy të tretat e 120 deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat e komuniteteve jo shumicë, por të njëjtit ishin vetëm 9 të pranishëm, duke mos e përmbushur numrin e nevojshëm.
Seanca e re e Kuvendit pritet të fillojë rreth orës 22:00, e cila ka në rend dite zgjedhjen e Presidentit.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij do të votojë Pro amendamenteve. Kundër doli Partia Demokratike e Kosovës me përfaqësuesin e saj në nga Komisioni për Legjislacione, Përparim Gruda.
Lajmi në përditësim…









