Ramush Haradinaj, i Aleancës ka folur për protestën e 5 tetorit në Prishtinë, dhunën e Policisë ndaj protestuesve dhe votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

“E kujt është kjo qeveri që u jep dajak e gaz lotsjellës qytetarëve të vet?”, ka pyetur Haradinaj në Debat Plus me Ermal Pandurin.

Ai ka thënë se përgjegjësia për dhunën nuk bie mbi Policinë, por mbi Danica Marinkoviqin, siç Dejonën dhe Albin Kurtin, si dhe ministrin Xhelal Sveçla.

Sipas Haradinajt, Qeveria e ka zvarritur deri në momentet e fundit votimin e ligjit për Specialen, të cilin, sipas tij, i duhej Hashim Thaçit.

“Hashim Thaçit po i vyn një ligj prej qeverisë së vet, këta tre s’po ia japin. E mbajtën vjerrë e vjerrë deri në minutën e mbramë”, ka deklaruar ai.

Duke folur për dhunën ndaj protestuesve, Haradinaj ka thënë se veteranët u rrahën në Prishtinë një ditë para skadimit të afatit për votimin e ligjit.

“Ata i kanë rreh protestuesit qaty. S’kanë pasë kah me shku pa e ba atë ligj. Tendenca ka qenë për me pru punën aty. Se me i rreh ti veteranët një ditë para skadimit të afatit për ligj, me i rreh në Prishtinë, ti e ke ditë çka je tu lypë”, ka thënë Haradinaj.