Për 30 minuta sa ka zgjatur konferenca për media, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, të gjithëve ua la fajin, përveç vetes, për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dokumentimit të dështimit të çdo hallke në sistemin e drejtësisë.
Në raportin të cilin ia ka kërkuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ajo kryesisht ka paraqitur atë që mediat kanë raportuar gjatë tri ditëve të fundit.
E për dorëheqje, as që bëhet fjalë.
Ndërkohë, derisa brenda objektit të Qeverisë po mbahet konferenca, jashtë po kërkohet dorëheqja e Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës.









