Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, dhe atij të Vetëvendosjes, Egzon Azemi, gjatë kohës kur deputetët po largoheshin për në pauzë.
“Hup, laper”, janë fjalët që Mustafa i është drejtuar Azemit, ndërsa ky i fundit i ka thënë “veç qetësohu”.
Përplasja ka ndodhur në momentin kur deputeti i LDK-së kishte shkuar të karriga e Kryetarit të Kuvendit, ku ishte nënkryetari Ardian Gola.
Deputetët shkuan në pauzë pas disa orë diskutimesh për rezolutën që ka të bëjë me rritjen e çmimeve të naftës, e cila është propozuar nga opozita, por që nuk po përkrahet nga pozita.









