Kryetari i ri i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, në një intervistë për VOX Kosova, është shprehur jashtëzakonisht i lumtur për fitoren historike që shënoi për herë të parë zgjedhjen e një shqiptari në krye të kësaj komune.
“Mesazhi im gjatë gjithë fushatës ka qenë i qartë: Amerika, apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurrë nuk e humbën fuqinë e tyre vetëm pse dikur zgjodhën një president me ngjyrë. Prandaj, unë u thosha qytetarëve në çdo shtëpi, nuk jam fajtor që jam shqiptar”, tha Shaqiri.
Ai shtoi se dita e fitores ka qenë një moment i paharrueshëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Çashkë.
“Festa ishte festë e vërtetë, dhe duhet ta them se ishte e merituar. Të gjithë shqiptarët e kishin pritur këtë ditë me padurim. Ishte një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet me fjalë, sepse ajo përjetohet. Do të mbahet mend gjatë gjithë jetës”, u shpreh Shaqiri.








