Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka thënë se ka pranuar propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u takuar në kryeqytetin amerikan, Washington.

“Paqja gjendet përmes dialogut dhe kjo është arsyeja pse kam pranuar propozimin e Presidentit Trump për t’u takuar. Do ta shohim se çfarë del nga ky takim. Do të vazhdoj të insistoj se një aleancë është e mundur në energji të pastër, sepse sjellë paqe dhe jetë dhe dashuri. Kolumbia di se si ta përdorë paqen”, ka thënë Petro.

Petro ka thënë se ka diskutuar edhe me presidenten e përkohshme të Kolumbisë, Delcy Rodriguez, për të biseduar rreth mënyra për të stabilizuar shoqërinë venezuelase.

“Ne duam ta ndërtojmë një dialog trepalësh dhe shpresojmë që të krijojmë një ndërkombëtar për të stabilizuar shoqërinë e Venezuelës në mënyrë që , si në Kolumbi, të mos eksplodojë në dhunë përbrenda saj”.

Trump ka konfirmuar në Truth Social se bisedimet ka qenë i ngrohtë dhe se Sekretari Amerikan i Shtetit dhe Ministri i Jashtëm i Kolumbisë do të organizojnë takimin mes presidentëve të vendit.