Besim Muzaqi nuk do ta ketë më telashe të mendojë nëse votat e çojnë apo jo në Kuvendin e Kosovës.
Për ish-deputetin e Vetëvendosjes ka menduar partia.
Ai është zgjedhur drejtor i Spitalit të Vushtrrisë.
Muzaqi ishte kandidati i vetëm në testin me shkrim dhe intervistën me gojë, ku mori 75.7 pikë, shkruan Gazeta Shneta.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës i ka shpallur rezultatet përfundimtare edhe për drejtorët e QKUK-së, si dhe të Spitalit në Ferizaj.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës është bërë me drejtor me mandat të plotë, pasi Mentor Zejnullahu u zgjodh në këtë pozitë në konkursin ku mori 86.3 pikë.
Zejnullahu vjen në këtë pozitë nga Sektori i Shërbimeve të Përbashkëta, ku ishte zgjedhur shef para dy vitesh, ndërsa para rreth një viti u emërua ushtrues detyre i drejtorit të QKUK-së.
Në Spitalin e Ferizajt drejtor është zgjedhur Ilir Hamdiu. Ai doli i pari nga tre kandidatët me 75.3 pikë.
Spitali i Ferizajt ka qenë me ushtrues detyre që nga viti 2021.









