Sipas vëzhgimeve të organizatës “Demokracia në Veprim”, bazuar në rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë, duke marrë 42.7% të votave.

Sipas këtyre të dhënave, renditja e partive është:

  • Lëvizja Vetëvendosje (VV): 42.7%
  • Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 21.5%
  • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 17.7%
  • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): 7.1%
  • Lista Serbe: 6.4%

Organizatat e shoqërisë civile theksojnë se këto janë rezultate preliminare dhe se numërimi i plotë i votave mund të sjellë ndryshime të vogla, por jo në renditjen kryesore të partive.

Në bazë të këtyre shifrave, formimi i qeverisë pritet të kërkojë negociata mes partive politike, pasi asnjë subjekt nuk e arrin shumicën e thjeshtë në Kuvend.