“Siguri, Energji, Zhvillim”, është slogani që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zgjedhur për fushatën për zgjedhjen parlamentare të 7 qershorit.
Ky slogan është prezantuar nga AAK-ja, përmes një videoje të publikuar në Facebook.
“ALEANCA 128! Një qëllim për zhvillim. Dyfish energji. Tetëfish siguri”, kanë shkruar në Facebook nga kjo parti.
Të shtunën edhe Lëvizja Vetëvendosje prezantoi sloganin. Ata do ta kenë: “Qitjani pikën: Krejt për shtet, shtet për krejt!”.
Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar sloganin “Stop Krizës, ndrysho Kosovën”.









