Viktor Buzhala ka vendosur të largohet nga GUXO, pasi duket se politika pa një karrige konkrete nuk i doli aq tërheqëse sa pritej.

Në një postim në facebook ai ankohet se të qenurit “vetëm anëtar i thjeshtë” nuk e plotëson, ndonëse thotë se për t’u futur në politikë ka bërë sakrifica personale me idenë për të kontribuar.

Por, siç pranon vetë, kontributi nuk erdhi kurrë, të paktën jo në formën e një posti. Buzhala thekson se nuk u bë deputet, nuk mori ndonjë rol institucional dhe nuk u përfshi në strukturat e partisë, duke mbetur kështu “totalisht i paangazhuar”.

Madje, ai shkon edhe më tej duke vlerësuar se kontributi si anëtar i thjeshtë është “zero”.

Në fund, nuk mungon falënderimi për Donika Gërvallën për mbështetjen, ndërsa siguron se bindjet e tij politike nuk ndryshojnë .