Si prokurorët e Speciales Kurti aludon se Thaçi e Veseli po ndikojnë politikisht në Kosovë

Lideri i VV-së, Albin Kurti është marrë mbrëmë sërish me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarin Kadri Veseli. Deklarata e tij që ngjason me diskursin e ish-kryeprokurorit famëkeq, Jack Smith mund t'iu prish punë atyre në procesin në Gjykatën Speciale.

Si prokurorët e Speciales Kurti aludon se Thaçi e Veseli po ndikojnë politikisht në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është lëshuar mbrëmë në sulme ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke mos kursyer as ish liderët Hashim Thaçin e Kadri Veselin të cilët që pesë vite s’janë më pjesë e skenës politike shkaku i procesit gjyqësor në Hagë.

Në një intervistë të dhënë për Tëvë 1, ai PDK-së i është referuar si “shoqëri aksionare” në të cilën “nuk merresh vesh nëse flet me një person”.

“PDK nuk është reformuar. Aty ekzistojnë ose katër ose pesë kryetarë. Nuk e di a i ka katër a pesë. Jam i sigurt që s’i ka tre, s’i ka as dy s’i ka as një. PDK, prej përvojës, nuk është parti, është shoqëri aksionare me papërgjegjësi të pakufizuar dhe aty nuk merresh vesh pse ke fol me një person. Prandaj Enver Hoxhaj thotë krejt diçka tjetër”, tha mes tjerash Kurti.

Një deklaratë tjetër e tij që shkaktoi reagime është ajo për dyshën Thaçi – Veseli.

Sipas Kurtit, akterë të PDK-së në pozita drejtuese shkojnë shpesh në vizita në Hagë për t’i konsultuar ata për instruksione politike.

“Edhe janë dy ish kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh për instruksione politike”, shtoi lideri i VV-së.

Teoria e Kurtit në esencë ngjason shumë me konkludimet që bën Prokuroria e Speciales në Hagë çdo dy muaj.

Kjo e fundit në vazhdimësi, duke tentuar që krerëve të UÇK-së t’ua zgjas qëndrimin prapa grilave, ka argumentuar se Thaçi dhe Veseli kanë ende influencë politike në Kosovë bazuar edhe në pozicionet zyrtare paraprake që ata kanë pasur.

“Thaçi vazhdon të paraqesë një rrezik jashtëzakonisht të lartë për pengimin e procedurave. Duke konstatuar së fundmi se një rrezik i tillë vazhdon të ekzistojë, ky Panel përsëriti përcaktimin e tij të mëparshëm se Thaçi ka (i) interesin dhe aftësinë për të ndërhyrë në procedura; (ii) u përpoq të minonte DHSK-në dhe u ofroi përfitime personave të thirrur nga ZPS-ja; (iii) ka një pozicion me influencë në Kosovë që mund t’i lejonte atij të merrte mbështetjen e simpatizantëve; dhe (iv) njohuri më të mëdha për provat që mbështesin akuzat serioze kundër tij”, thuhet në disa nga vendimet për vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-presidentit.

Këto konkludime të Prokurorisë, që tash mbështeten edhe nga deklarata e Kurtit janë kundërshtuar gjatë gjithë kohës nga mbrojtja e Veselit e Thaçit në Speciale të cilët vënë në pah faktin se klientët e tyre nuk kanë asnjë funksion politik që tash e pesë vjet.

LAJME

POLICIA T’I OFROJË MBROJTJE AGK dënon kërcënimin me vrasje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

SPEKULATIVI Nga Specialja drejt GJPN-së: Gjyqtari i anshëm zviceran kërkon ngritje në drejtësinë ndërkombëtare

PRESIDENTI VDIQ 20 vjet pa Rugovën

FAKT YOU

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VV-JA I SHPËRBLEN Çka ndodh me njerëzit që vjedhin vota në Kosovë?

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

DHOMA SPECIALE

SPEKULATIVI Nga Specialja drejt GJPN-së: Gjyqtari i anshëm zviceran kërkon ngritje në drejtësinë ndërkombëtare

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani