Disa ditë pasi që mori detyrën e Kryetarit të ri të Mitrovicës, Presidentja Vjosa Osmani, ka shkuar për ta uruar Faton Pecin.

Peci i organizoi asaj pritje zyrtare, madje dy fëmijë ishin pjesë e pritjes, të cilët i dhuruan lule.

Ndryshe, Peci, i cili ka qenë bashkëpartiak i Osmanit para se kjo e fundit të zgjidhej Presidente, ka marrë detyrën e Kryetarit të Mitrovicës të premten, pas fitores në balotazhin e 9 nëntorit kundër Arian Tahirit të PDK-së.

Në shumë raste, Osmani është vlerësuar se po vepron sipas synimeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partnerëve të saj. Me mandatimin e Glauk Konjucës si mandatar i dytë për kryeministër dhe zgjedhjen e datës për zgjedhjet parlamentare sipas kërkesës së VV-së – por edhe të tjerët që ka pasur në këtë mandat të saj – ajo është konsideruar si Presidente që zbaton politikat e Albin Kurtit.