Për Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, nuk është fare problem që ish-shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka koordinuar politikat shtetërore me kryekriminelin Milan Radojiçiç, por problem e sheh publikimin nga mediat të bisedave të Kusari-Lilës dhe Radojiçiç-it.  Kurti ka kërkuar që të hetohen gazetarët që i kanë publikuar audio-incizimet e bisedave të Kusari-Lilës me terroristin Radojiçiç.

“Padyshim që është pjesë e luftës hibride dhe e montimeve që i janë bërë Mimoza Kusari-Lilës. Edhe njëherë po më duhet të citoj kolegët e mi, nuk kam asgjë çfarë të iu shtoj – ajo është montuar.  Unë besoj që ata që e kanë transmetuar do të duhej të hetoheshin se si u bë një montim i tillë dhe kush ua dha e si ua dha. Nuk ka gjë të vërtetë të provosh ta lidhësh Mimoza Kusari-Lilën me Milan Radojçiç-in është një gjë e ligë përveç se e pavërtetë”, tha Kurti në një intervistë për Kanal 10.