Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar zhvillimet rreth konstituimit të Kuvendit, duke thënë se pas përfundimit të afatit kushtetues, po shkelet Kushtetuta e Kosovës.
Gruda ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia që çështja e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Sot po rrënohet Kushtetuta e Kosovës, por jo më nga Millosheviqi, prej njerëzve që i ka zgjedhur populli i Kosovës. Kjo është e pabesueshme dhe e papranueshme”, ka thënë Gruda.
Ai i është referuar afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, i cili ka skaduar të premten në mesnatë, duke theksuar se situata aktuale është e papranueshme.
Deputeti i PDK-së nuk ka përjashtuar mundësinë që partia e tij ta adresojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.









