Në shtator të vitit 2014, ish-aktivisti i Vetëvendosjes, tash përkrahës i pushtetit, Rron Gjinovci, ishte lëshuar në komente skandaloze në një intervistë të dhënë për historianin serb, Vladimir Unkovci – Korica. Përmes një narrative paralele me atë të Dick Marty, ish-senatorin zviceran, autor i raportit famëkeq kundër UÇK-së, Gjinovci u kërkonte falje serbëve “për personat që mungojnë, e veçanërisht për rastet kur atyre u mungonin organet”.

Historiani Unkovski – Korica e pyeste Gjinovcin: A keni ndonjë mesazh për të majtën serbe se si duhet të përgjigjen ndaj pyetjes për Kosovën, çështjen kombëtare?

Gjinovci përgjigjej: Kam shkruar një letër për publikun – shpresoj të publikohet. Në atë letër kam shkruar shumë gjëra. Mund t’i përsëris. Nuk kam pasur kurrë mundësi të lexoj një deklaratë publike nga miqtë e mi në Serbi për Kosovën – veçanërisht për dhunën e Serbisë ndaj Kosovës nga viti 1989 deri në 1999. Megjithatë, shpreh dhembshurinë dhe keqardhjen time të thellë për personat që mungojnë, veçanërisht në rastet kur mungonin organe.

Këto krime janë çnjerëzore dhe të papranueshme, për mua apo qytetarët e Kosovës. Është një poshtërim për njerëzimin. Po marr një distancim të qartë nga ky krim që është bërë në emrin tim dhe në emrin e të ardhmes sime – ‘e kemi bërë këtë për fëmijët e Kosovës’. Unë dënoj të gjitha aktet e spastrimit etnik dhe krimet e tjera me emra të ndryshëm, kryer nga persona në emër të UÇK-së apo çfarëdo grupi tjetër – marr një distancë të qartë nga çdo krim i kryer në emrin tim ose në emrin e të ardhmes sonë.

Lufta e popullit të Kosovës për liri dhe çlirim është legjitime, por krimet e kryera në emrin e tyre për përfitim personal duhet të dënohen në mënyrën më të rreptë.

Për Gjinovcin, serbët dhe shqiptarët janë të njëjtë. Siç thoshte ai, “vetëm gjuha i ndan”. Madje, lëshohej edhe në lëvdata për ish-Jugosllavinë. Thoshte, se popujt aso kohe jetonin “në begati së bashku”.

“Kjo çështje – kjo çështje nacionaliste mes nesh – nuk duhej të ekzistonte – kulturat tona përshtaten me njëra-tjetrën – kemi pothuajse të njëjtën mentalitet. Ajo që shoh në Beograd nuk është shumë e ndryshme nga ajo që shoh në Prishtinë. Vetëm gjuha na ndan. Pse nuk jemi armiq me francezët, nëse ka vetëm çështje të gjuhës? Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për ne të kemi një pozicion të qartë mbi të majtën serbe. Mendoj se është shumë e rëndësishme të bashkëpunojmë. Në fakt, mendoj që Jugosllavia u sulmua nga të gjithë – tingëllon si një komplot – por mendoj se u sabotua nga kudo sepse dukej si ideja më e mirë në botë. Sigurisht, e djathta kurrë nuk mund ta pranonte këtë. Të gjitha kombësitë, që dukeshin se luftonin për shekuj, jetonin së bashku në begati në një vend! Nga pikëpamja ime, ka shumë gjëra që ishin të gabuara në Jugosllavi, duke filluar nga emri i saj, por…”, shtonte Gjinovci në intervistën dhënë Koricës.

Një detaj tjetër i spikatur nga intervista e Gjinovcit, është se si ai i frikësohej ardhjes në pushtet të ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj. Frika e tij, siç e shprehte ai, ishte se “Haradinaj do të bënte marrëveshje me Wesley Clark dhe do t’i shiste atij të gjitha minierat e linjitit”.

Gjinovci aty flet edhe për simpatinë që kishte për komunizmin dhe socializmin radikal, rrjedhimisht udhëheqësin e tij Vladimir Lenin.

Intervista origjinale dhe e plotë: