Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka referuar krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si “të dënuar”, me gjuhë të njëjtë si të Ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

“Për katër të dënuarit në shkallë të parë, ne besojmë për korrigjim në apel në njërën anë dhe në anën tjetër një strategji shtetërore kombëtare për të fituar këtë betejë”, tha Kurti në një konferencë për media.

Edhe Donika Gërvalla iu kishte referuar Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, si të “dënuarit”.