“SI DICK MARTY” Limaj kërkon dorëheqjen e Bashës

Limaj ka thënë se akuzat e Dimal Bashës kundër UÇK-së janë të njëjta me ato të Dick Marty-t, prandaj ka vlerësuar se nuk e njeh si Kryetar të Kuvendit dhe se duhet të japë dorëheqje.

“SI DICK MARTY” Limaj kërkon dorëheqjen e Bashës

Fatmir Limaj

Qëndrimet e Dimal Bashës në punimin e tij shkencor kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), sipas kreut të Nismës Socialdemokrate, janë të barabarta me ato të ish-senatorit zviceran Dick Marty, i cili kishte hartuar një raport – i miratuar nga Këshilli i Evropës në vitin 2011 – ku akuzonte UÇK-në për “trafikim organesh”.

Këto komente, Limaj i ka bërë në një intervistë për Klan Kosova, ku tha se nuk e njeh Bashën si Kryetar të Kuvendit, derisa kërkoi dorëheqjen e tij.

“Nuk ka ofendim më të madh për Kosovën sesa ai të flasë në emër të Kosovës apo të ulet atje dhe ta drejtojë Kuvendin e Kosovës, një njeri i cili deklarimet dhe qëndrimet e tij i ka të barabarta me Dick Martyn, ‘Librin e Bardhë’ të Serbisë, me gjithë ata që betejën e kanë kundër shtetit të Kosovës dhe punojnë për shkatërrimin e këtij shteti”, tha Limaj.

Gjuha e Bashës në punimin shkencor, ku është bashkautor me autoren maqedonase Jana Arsovska, sipas ish-zëvendëskryeministrit, është e njëjtë “me të gjithë ata që punojnë për të mohuar lirinë dhe shtetin e Kosovës”.

“Shpresoj që ky mund të jetë një aksident dhe mendoj se duhet të eliminohet ky aksident. Besoj që gjëja më e pakta që duhet të bëjë është të japë dorëheqje. E ka fyer dhe e ka ofenduar shtetin, kombin e vet, krejt diasporën e popullit të vet; popullin e vet e bën kartele të drogës”.

“Këtu, njerëzit i bën banditë ata që kanë luftuar për liri dhe sot ai është Kryetar i Kuvendit dhe e bën gjoja në një hulumtim shkencor me një grua e cila që nga fillimi i jetës së saj profesionale është anti-shqiptare, dhe ai lloj shkrimi kthehet dhe bëhet në një lloj shkrimi ndërkombëtar si bashkautor”, shtoi.

Basha, në vlerësimin e tij, “nuk është i denjë jo për ta drejtuar Kuvendin”, por, sipas Limajt, “as të ketë asnjë post publik për sjelljen që e ka pasur ndaj lirisë dhe shtetit të Kosovës”.

Para disa ditësh, Basha njoftoi se emri i tij është tërhequr nga punimi. Por, ai duhet të jetojë me pasoja, konsideron Limaj, dhe pasojë sipas tij është dorëheqja.

“Demek, mund të bësh çkado për vendin, të kërkosh falje, të shkosh të bësh një nderim te përmendorja e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit dhe u krye puna, lahesh. Do të jetoni me pasoja, dhe pasojë është veç dorëheqja”, potencoi Limaj ndër të tjera.

Opinioni publik për punimin skandaloz të Bashës u njoftua pasi që i njëjti u zgjodh Kryetar i Kuvendit. Basha u përpoq që të distancohej, duke thënë se nuk e kishte lexuar artikullin dhe se kontributi i tij kishte qenë vetëm në kapitullin e tretë, ku flitej për islamin radikal në Evropën Juglindore.

Më pas, ai njoftoi se ka kërkuar që të largohet emri i tij si bashkautor në artikullin kundër UÇK-së. Ndërsa, më 24 shtator, Basha njoftoi se është larguar emri nga punimi i përbashkët me autoren maqedonase.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin