Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nuk ka pranuar të flasë për grevën në Ndërmarrjen Publike Infrakos, ndonëse është pyetur për këtë çështje pas mbledhjes së Komisionit për Ekonomi.
Rizvanolli, e cila udhëheq dikasterin përgjegjës për ndërmarrjet publike, ka refuzuar të japë ndonjë përgjigje për situatën e krijuar nga greva, e cila ka hyrë në ditën e dytë, ani pse dikur postonte foto nga trenat, e përuronte hekurudha te paperfunduara.
Punëtorët e Infrakos-it kanë nisur grevën të hënën, më 9 nëntor, duke ndërprerë ofrimin e shërbimeve infrastrukturore për qarkullimin hekurudhor.
Sipas njoftimit të Trainkos-it, treni i nisur nga Prishtina te henen në orën 07:50 eshte ndalur në Fushë Kosovë, pasi në orën 08:00 Infrakos ka nderprere ofrimin e shërbimeve infrastrukturore. Pas tij, asnjë tren tjetër nuk ka vazhduar qarkullimin.









