“A i ka treguar dikush presidentes në largim të Kosovës [Vjosa Osmani] se ekziston një vijë ndarëse mes përfaqësimit të interesave legjitime të vendit dhe prostitucionit intelektual vetë-poshtërues?”, ka thënë gazetari gjerman Michael Martens.
Këto komente, Martens i ka bërë si përgjige ndaj njoftimit të Osmani për premierën e filmit “Melania” të zonjës së parë amerikane, Melania Trump, e cila u mbajtë nën patronazhin e Presidentes së Kosovës në Cineplexx.
“Zonja Osmani nuk duket se është e vetëdijshme për këtë vijë”, ka vazhduar tutje një ndër gazetarët më prestigjioz perëndimor për Ballkanin.
Të shtunën, Osmani njoftoi se nën patronazhin e Presidencës u mbajt një premiera e filmit të Melania Trump.
“‘Melania’ – premiera botërore që bashkoi ekranin e kinemasë në Kosovë me ekranet botërore, duke sjellë një perspektivë unike mbi familjen presidenciale amerikane dhe duke pasqyruar punën e jashtëzakonshme të Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump”, ka njoftuar Osmani në Facebook.









