Për shkak të rënies së madhe të Vetëvendosjes, partitë në Kosovë shtuan disa numra në përqindje, por shifrat tregojnë se të larguarit e Vetëvendosjes nuk kanë kaluar te asnjëra prej tyre.
Madje e kundërta.
Partia Demokratike e Kosovës krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit ka humbur afërsisht 40 mijë vota pavarësisht që me këtë përqindje mund të merr 24 vende për deputetë.
Si parti që prej vitesh është në opozitë, humbja e kaq shumë votave është humbje e rreth 20 për qind të trupës së vetë elektorale nëse krahasohet me zgjedhjet e dhjetorit.
Në ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës e ribashkuar edhe me Vjosa Osmanin dhe me pritje për një rritje më të madhe elektorale, ka shtuar vetëm 4 mijë vota nga rezultati skandaloz i zgjedhjeve të dhjetorit.
Derisa Vjosa Osmani u dëshmua si një politikane pa peshë elektorale në Kosovë, përkundër se për 5 vjetet e kaluara ishte presidente.
Por, për shkak të rënies së madhe të Vetëvendosjes, prapë edhe LDK, megjithëse me numër votash përafërsisht njëjtë, do ta rris numrin e deputetëve.
Ndryshe nga PDK e AAK, që u fut në garë me lider të ri partie, me emër të ri partie e me frikën se rrezikon pragun zgjedhor, e ka parë vetën ta ruaj votën krejtësisht e ta rris përqindjen.
Derisa ka vetëm 300 vota më shumë se zgjedhjet e kaluara, AAK rriti përqindjen e rrjedhimisht edhe numrin e ulëseve në Kuvend.
Pavarësisht se partitë opozitare kanë shënuar rritje të mandateve, rezultati tregon se ato kanë dështuar të krijojnë një mobilizim të ri elektoral dhe të zgjerojnë bazën e tyre të votuesve.








