Kancelari gjerman, Friedrich Merz, po qëndron në vizitën e tij zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Sot, ai ka komentuar mbi ndihmën që do t’i dërgohet Ukrainës për luftën e tyre me Rusinë.

Ai është ka ngritur optimizmin ukrainas duke thënë se raktetat me rreze të gjatë ajrore, përfshirë ato Patriot, do të nisen drejt Ukrainës “shumë shpejt”.

“Ukrainës i nevojiten sisteme për goditje thellë brenda territorit armik që të mbrohet më mirë, ndaj shumë shpejt do të marrë edhe mbështetje shtesë”, u përgjigj Merz për pytjen e gazetarit të POLITICO.

Kjo gjë do të bëhet e mundur pas një marrëveshje që Presidenti amerikan Donald Trump bëri me NATO-n për rritjen e ndihmës ushtarake drejt Kievit.