Alush Gashi, ish-deputet nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë e ish-Ministër i Shëndetësisë në Kosovë, ka ndërruar jetë këtë të premte (15 maj). Për vdekjen e tij ka njoftuar ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani.
Gashi ishte ndër themeluesit e strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pjesë e së cilës ishte deri në fund të jetës së tij.
Viteve të fundit, Alush Gashi shërbeu si këshilltar i ish-Kryeministrit, Avdullah Hoti, e më pas u zgjodh edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovëës.









