Ish zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris ka thënë të mërkurën se nuk do të garojë për guvernatore të Kalifornisë, duke prerë kështu spekulimet që kandidatja presidenciale do të ndjek një post të profilit të lartë.
“Kam menduar seriozisht nëse duhet t’i pyes qytetarët e Kalifornisë për privilegjin e të sherbyerit si guvernatorja e tyre. E dua këtë shtet, njerzit e tij, dhe atë që përfaqëson. Është shtëpia ime. Por pas një reflektimi të thellë, kam vendosur se nuk do të garojë për guvernatore në këto zgjedhje,” tha ajo.
Harris ka thënë se nuk do të garojë tani për tani, duke e lënë të hapur opsionin për një garë të mundshme presidenciale në vitin 2028.
“Për tani, lidershipi dhe shërbimi im public nuk do të jenë të zgjedhura për një zyre të caktuar. E shoh veten duke u kthyer përsëri të dëgjojë popullin amerikan e duke ndihmuar të zgjedhim demokratë në gjithë vendin, teksa pres të ndajë detaje për planin tim muajt në vazhdim,” ka shtuar Harris.
Harris ka mbajtur një profil relativisht të ulët që kur humbi zgjedhjet presidenciale kundër Donald Trump vitin e kaluar.
Guvernatori aktual Gavin Newsom, një demokrat që e ka mbajtur postin prej 2019-së, nuk mund të garojë përsëri për shkak të kufizimeve në numrin e mandative.