Siria do të mbajë një votim jo-direkt këtë të diele për të konstituuar parlamentin e parë që nga largimi i Bashar al-Assadit, gjë që përbën një hap të kyç në tranzicionin e vendit nga udhëheqja e këtij të fundit, si dhe në trajtimin e shqetësimeve për mungesë përfshirjeje nën lidershipin e ri të vendit.

Procesi po ndodh teksa presidenti, Ahmed al-Sharaa, po tenton të konsolidojë pushtetin e tij në vendin e ndarë nga një luftë 14-vjeçare dhe nga raundet e fundit të dhunës mbi minoritetin druzë, që ka ngritur dyshime mbi administratën e tij islamike.

Zgjedhja do të jetë jo-direkte, me kolegje rajonale elektorale, që kanë rreth 6000 zgjedhës, të cilët do të përzgjedhin dy të tretat e parlamentit me 210 ulëse. Një komitet i emëruar nga Sharaa ka aprovuar 1570 kandidatë.

Sharaa, një ish-luftëtar i AL Qaeda, forcat e të cilit rrëzuan Assadin në dhjetor, do të zgjedh pjesën e mbetur të ulëseve.

Autoritetet thonë se ata kanë shkuar me këtë sistem për shkak të mungesës së të dhënave të qëndrueshme mbi popullsinë dhe zhvendosjen e milionave sirianëve si rezultat i luftës.

Për arsyeje politike dhe të sigurisë, ata po ashtu kanë vendosur të shtyjnë procesin në verilindje të vendit, që udhëhiqet nga autoritete kurde, dhe në provincën e Sweida, e populluar në masë të madhe nga grupe të armatosura të druzëve. Kjo nënkupton se 19 ulëse të parlamentit do të mbesin të zbrazëta.