Për të gjithë atë që pyesin se si është e mundur që kompanitë e derivateve të kenë futur ujë në vend të naftës në Kosovë pa u hetuar nga shteti, përgjigja është se vetë shteti e ka mundësuar këtë.

Më saktësisht, ky vendim i vitit 2021 i atëkohë Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Këtu, ajo mundësonte që të largohen trupat inspektuese që kontrollonin nëpër pika të derivateve, duke ia lënë tërësisht në dorë Doganës ta kryejë procesin.

Pra, Dogana, i vetmi autoritet që kryen kontrollin për cilësinë e naftës.

Për rrjedhojë, kompanitë e derivateve kanë njerëzit e tyre në këtë institucion dhe kamionët me ujë në vend nafte hynin lirshëm nga Shqipëria në Kosovë.

Dhe kjo është pjesa kryesore, copëza finale e mozaikut të skemës kriminale.

A po e kuptoni pra?

Një vendim i Qeverisë që arsyetohej me heqje të monopolit të kompanive private për kontroll të naftës, mundësonte një skemë shumë më të sofistikuar të shpëlarjes së parave.

Është kaq e thjeshtë.