Boiken Abazi, një aktivist i Vetëvendosjes nga Shqipëria, i cili mori nënshtetësinë me Dekret nga U.D e Presidentes, Albulena Haxhiu, në vitin 2016, fyente rëndë, “të gjitha ata që e konsiderojnë nënë Kosovën”. Thoshte, “se kush mendon se ka për Nënë Kosovën, duhet ta kete të qartë që për babë ka Serbinë”. Këtë deklaratë skandaloze, ai e mbulonte nën arsyetimin se ishte ide e Serbisë “krijimi i idesë për një nënë të re, përveç Shqipërisë”.
“E sqarojme edhe një herë komentin e mëposhtëm: kush mendon se ka për “Nënë Kosovën”, duhet ta kete të qartë që për “babë” ka Serbinë, që e ka krijuar idenë e kësaj “nëne” të re nëpër dekada përmes ndarjes së Kosovës nga Shqipëria dhe (për)dhunimit sistemik kolonialist. Pra, zëvendësimi i idesë së “Nënës Shqipëri” me idenë e “Nënës Kosovë” nënkupton automatikisht edhe pranimi i “babes” së dhunshëm Serbi, që e ka realizuar këtë ndarje. Shprehja “Unë biri yt Kosovë”, që e zëvendëson “Nënën Shqipëri” në vetëdijen e popullit të Kosovës me “Nënën Kosovë”, është në thelb mazokizëm i pastër”, shkruante ai.
Këto deklarime të Boiken Abazit në Facebook, më pas ishin cituar nga mediat aso kohe.
Postimet, siç shihet në këtë artikull, janë hequr ose janë fshehur më pas nga Abazi.

Boiken Abazi në vitin 2016 ishte dëbuar nga Kosova dhe i ishte ndaluar hyrja për dy vjet.
Sipas arsyetimit të urdhrit, Policia kishte thënë se pas verifikimit të hyrje-daljeve në Kosovë ka konstatuar se Boiken Abazi për herë të fundit ka dalë nga territori i vendit më 3.2.2016 dhe se nuk ka të dhëna për hyrje të ligjshme në Kosovë pas kësaj date.
“Andaj, i njëjti në mënyrë të paligjshme ka hyrë dhe qëndruar në Kosovë, në kundërshtim me Ligjin për të Huajt”, shkruante në urdhrin për largim me forcë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Abazi që nga vitit 2022 kishte kërkuar nënshtetësinë e Kosovës, e cila nuk i ishte dhënë nga ish-Presidentja, Vjosa Osmani.
Deri më 7 korrik, kur nënshkrimin në Dekretin për të e dha U.D, Albulena Haxhiu.









