SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

Për dallim nga Gjykata e Prokuroria, mbrojtja ka pasur buxhet shumëfish më të vogël. Sipas të dhënave nga Ministria e Drejtësisë janë rreth 32 milionë euro janë dhënë deri në korrik 2025 nga shteti për avokatët e të akuzuarve

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

Dhomat e Specializuara të Kosovës

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë pasur një buxhet prej 406 milionë e 943 mijë eurosh që nga viti 2016 deri në qershor 2025.

Sipas përgjigjes së Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara, dhënë për VOX Kosova, si dhe sipas raporteve vjetore të gjykatës, nga 15 qershori 2016 deri më 14 qershor 2017 buxheti i saj ishte 29 milionë e 100 mijë euro.

Nga 15 qershori 2017 deri më 14 qershor 2018, buxheti ishte 41 milionë e 314 mijë euro.

Nga 15 qershori 2018 deri më 14 qershor 2020, buxheti arriti në 86 milionë e 250 mijë euro.

Në vitin 2020, nga muaji qershor deri në qershor 2021, buxheti ishte 42 milionë e 900 mijë euro.

Nga qershori 2021 deri në qershor 2023, Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria Speciale patën një buxhet prej 110 milionë e 279 mijë euro.

Nga qershori 2023 deri në qershor të këtij viti, buxheti ishte 97 milionë e 100 mijë euro. Në total, rreth 406 milionë euro për 9 vjet.

Këto fonde janë dhënë nga Bashkimi Evropian.

Në Gjykatën Speciale dhe Prokurorinë Speciale janë 293 persona si staf, prej të cilëve 83 në prokurori dhe 210 në Dhomat e Specializuara.

Për dallim nga Gjykata e Prokuroria, mbrojtja ka pasur buxhet shumëfish më të vogël. Sipas të dhënave nga Ministria e Drejtësisë janë rreth 32 milionë euro janë dhënë deri në korrik 2025 nga shteti për avokatët e të akuzuarve.

E ngritur në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, përmes Ligjit dhe ndryshimeve kushtetuese, Gjykata Speciale ka ngritur vetëm 3 aktakuza për krime lufte ndaj 6 personave dhe 3 aktakuza për pengim të drejtësisë.

Proceset ndaj Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës përfunduan me dënim.

Ndërkaq, ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit – pritet që aktgjykimi të jepet në maj 2026.

Në shkurt 2026 do të jepen fjalët përfundimtare të palëve në sallë, për t’i lënë vend panelit të gjyqtarëve për vendimin.

Gjykata Speciale është përcjellë me kritika të mëdha për administrimin e lëndëve dhe trajtimin e të akuzuarve.

Në veçanti, ndaj krerëve të UÇK-së konsiderohet se janë shkelur të drejtat e njeriut, duke mos garantuar një proces të hapur, në kohë sa më të arsyeshme dhe duke i mbajtur gjatë në paraburgim – më shumë se 5 vjet.

Gjithashtu, marrja e provave nga Serbia pa proces verifikimi dhe pyetjet sugjestive të gjyqtarëve kanë ngjallur dyshime për një proces të anshëm.

Për më tepër, aktakuza e prokurorisë është vlerësuar se në fakt e gjykon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si “Ndërmarrje Kriminale të Përbashkët”.

Përveç rasteve që lidhen me luftën, gjykata ka zhvilluar edhe tre procese për “pengim të drejtësisë”.

Në të parin ishin Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, në të dytin Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala.

Në rastin tjetër, që pritet të fillojë në shkurt me seanca gjyqësore, janë të akuzuar Hashim Thaçi, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj, Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu.

Kundër Gjykatës Speciale, protesta e radhës pritet të mbahet në Shkup më 13 dhjetor.

Në Prishtinë janë mbajtur dy marshe madhështore – një në vitin 2023 dhe një në 2025.

Dy protesta janë mbajtur po ashtu në Hagë dhe një në Strasburg, para selisë së Këshillit të Evropës.

Një protestë u mbajt edhe në Tiranë.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani