Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës kanë shkuar në Kuvend, tashmë për të disatën herë për të bërë thirrje që të mbahet seanca konstituive.

Por, sot (e diel, 16.08) derën e Kuvendit të Republikës së Kosovës e kanë gjetur të mbyllur.

Kështu kanë bërë të ditur PDK-ja duke shkruar se “Dyert e Kuvendit të mbyllura për deputetët e zgjedhur nga qytetarët – fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti”

Në ndërkohë, paradite kjo parti ndërmjet një letre i ka bërë thirrje Avni Deharit që ta thërras seancën konstituive.