SHTËPIA E BARDHË Macahdo e Venezuelës ia prezanton presidentit Trump medaljen e Nobelit për Paqe

Trump ka shkruar në rrjetet sociale se ky veprim ishte “një gjest i mrekullueshëm respekti të ndërsjellë”, por komiteti i Nobelit ka deklaruar se vetë çmimi nuk është i transferueshëm.

SHTËPIA E BARDHË Macahdo e Venezuelës ia prezanton presidentit Trump medaljen e Nobelit për Paqe

Donald Trump dhe Maria Corina Machado

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, i ka dhënë medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, si një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij ndaj lirisë së vendit të saj.

“Mendoj se sot është një ditë historike për ne venezuelasit,” tha ajo pasi u takua për herë të parë personalisht me Trump, disa javë pasi forcat amerikane kapën presidentin venezuelas Nicolás Maduro në Karakas.

Trump ka shkruar në rrjetet sociale se ky veprim ishte “një gjest i mrekullueshëm respekti të ndërsjellë”, por komiteti i Nobelit ka deklaruar se vetë çmimi nuk është i transferueshëm.

Presidenti amerikan ka refuzuar të mbështesë Machadon si udhëheqësen e re të Venezuelës, pavarësisht se lëvizja e saj pretendon fitore në zgjedhjet e vitit 2024, të cilat u kontestuan gjerësisht.

Trump, ndërkohë, ka qenë duke bashkëpunuar me ushtruesen e detyrës së kreut të shtetit në Venezuelë, Delcy Rodriguez, ish-zëvendëspresidente e Maduros.

Megjithatë, ai tha se takimi me Machadon ishte një “nder i madh”, duke e quajtur atë “një grua të mrekullueshme që ka kaluar nëpër shumë vuajtje”.

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Machado u foli mbështetësve të mbledhur te portat jashtë, duke u thënë atyre në spanjisht “ne mund të mbështetemi te Presidenti Trump.”

“Medaljen e Çmimit Nobel për Paqe ia dorëzova presidentit të Shteteve të Bashkuara,” u tha më vonë Machado gazetarëve në anglisht, duke e quajtur atë “një vlerësim për angazhimin e tij unik për lirinë tonë”.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin