Grupi parlamentar i PDK-së ka paraqitur një mocion që do të synonte që Projektligji për Specialen të kalonte në lexim të dytë të hënën, disa orë pas shqyrtimit të parë.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka refuzuar mocionin për përshpejtimin e procedurave për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke kërkuar që fillimisht të takohen Albin Kurti dhe Bedri Hamza dhe të merren vesh për Presidentin.

Haxhiu e kundërshtoi këtë rrugë, duke e lidhur urgjencën politike me zgjedhjen e Presidentit dhe jo me përshpejtimin procedural të Projektligjit.

“Vini dhe ndryshoni qëndrimin”, “Takohuni për Presidentin”, u shpreh Haxhiu, duke iu “bërtitur” deputetëve të PDK-së.