Çlirim Haziri, organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, ka kërkuar nga Presidentja Justina Shiroka-Pula, që ta shqyrtojë me kujdes Ligjin për Gjykatën Speciale që u miratua nga Kuvendi, dhe nëse konstaton se ka shkelje ta kthejë atë në Kuvend për rishqyrtim.
“Kur ligji i miratuar në Kuvend ndodhet në Presidencë kemi një mesazh të qartë: I bëj thirrje Presidentes që ta shqyrtojë me kujdes dhe përgjegjësi të plotë këtë ligj. Nëse konstatohen dispozita që nuk janë në harmoni me Kushtetutën, apo kanë çfarëdo problemi ligjor, kërkojmë që Presidentja ta ushtrojë kompetencën e saj kushtetuese dhe ta kthejë ligjin në Kuvend për rishqyrtim”, tha Haziri në një konferencë për media të martën.
Nëse ka nevojë të ndryshohet dhe përmirësohet, çfarëdo që duhet ndryshuar dhe përmirësuar, Haziri tha se duhet të ndodh menjëherë.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka nevojë për një ligj kushtetues, të zbatueshëm e në përputhje në standardet evropiane. Një ligj që i qëndron kohës dhe prodhon rezultate konkrete”, deklaroi ndër të tjera ai.
Ligji për Specialen u votua në lexim të dytë natën e 6 tetorit.
Ky ligj është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pasi që Specialja dënoi me 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së.
Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqi me 25, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.









