Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar për një trajnim të përbashkët që pilotët e Forcës Ajrore shqiptare dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës janë duke e bërë me qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale.

Në videon e publikuar nga Vengu, kapiteni i Forcës Ajrore shqiptare, Atdhe Hasani, tha se me shkëmbimin e këtyre përvojave po mësojnë më shumë se si të reagojnë në rast të ndonjë emergjence.

“Prezenca këtu na bën që të bëjmë shkëmbimin e përvojave dhe na mëson se si duhet të reagojmë në rast të emergjencave apo operacioneve”, tha ai.