Hapësira ku bëhet kontrolli i mallrave në terminalin doganor në Merdare është në gjendje të rëndë.
Sipas pamjeve që një qytetar i ka dërguar VOX Kosovës, shihen kushte të tmerrshme në vendin ku doganierët kontrollojnë mallrat.
Qytetari që ka realizuar videon shpjegon se, gjatë kontrollit, doganierët ngjiten në një mbajtëse, e cila sipas pamjeve, duket në gjendje aspak të mirë.
Gjendja e shtyllave është tejet e dobët, shufrat e hekurit janë të shtrembëruara, ndërsa në pjesën e sipërme janë të vendosura disa dërrasa, të cilat duken të thyera.
Përpos kësaj, në video shihen edhe papastërtitë përreth.
Po ashtu, edhe gjendja e rrugës në të cilën kalojnë kamionët është e dëmtuar rëndë, me çarje të shumta.









