Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se dënimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale është “krim” ndaj drejtësisë dhe historisë.
Në një prononcim për gazetarë të hënën, Çitaku theksoi se presin që në Apel të përmirësohet ajo çka ndodhi në shkallë të parë.
“Ne presim që në Apel të vendoset drejtësi. Ajo çka ka ndodhur më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë. Është krim ndaj historisë. Dhe krim, i cili ne po besojmë dhe për të cilën do të punojmë që ta përmirësojmë në Apel”, tha Çitaku.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi me 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së.
Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet, Jakup Krasniqi po ashtu me 25, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.
Qytetarët në Kosovë e kanë kundërshtuar fuqishëm këtë aktgjykim, kundër të cilët kanë protestuar për 21 ditë me radhë.
Protesta janë organizuar edhe nga diaspora shqiptare në vendet e Bashkimit Evropian, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Australi.









