Nga ora 17:00, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar të mblidhen për një seancë të jashtëzakonshme për Presidentin. Sipas ftesës dhe njoftimit, në këtë seancë veç “do të diskutohet për zgjedhjen e Presidentit”.
Ftesa:


Kosova që nga 4 prilli është me Ushtruese të detyrës së Presidentes, pas përfundimit të mandatit pesë vjeçar të Vjosa Osmanit. Në këtë pozitë, ashtu siç e parasheh Kushtetuta, është Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Nëse Presidenti i ri nuk zgjidhet deri më 28 prill (e martë), atëherë Kuvendi shpërndahet dhe Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.









