SHPËRFYTYRIM Rrenat e Dimal Bashës për artikullin kundër UÇK-së

Lirim Mehmetaj e nxjerr në rren të plotë Dimal Bashën, njeriun që shkroi artikullin skandaloz kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dimal Basha, kryeparlamentari i Kosovës. Paramendojeni, Kryeparlamentari. Qëndrimet e tij se UÇK-ja na paska qenë një grumbull i trafikantëve të drogës të botuara në formë të një artikulli në anglisht, po na i shitë si pakujdesi e çastit.

Shihni çfarë ka thënë.

Kush është ai budallë, në çfarë përmase të idiotësisë funksionon ai njeri, i cili lejon emrin e tij si autor në një punim publik, por vetë artikullin nuk e paska lexuar kurrë.

Paramendojeni situatën. Jeni studentë, ju vjen shansi për të publikuar artikull shkencor. Artikulli publikohet me emrin tuaj e ju nuk e lexoni artikullin.

More i pafytyrë, po për çfarë na mendon ti ne? A kaq të padijshëm e supozon ti qytetarin e Kosovës a?

Po qe hajt ta zëmë nuk e paske lexuar artikullin. Po bashkautoren me të cilën e ke shkruar a e njihje? A e dije se ajo kishte edhe një libër komplet me teza të tilla? Ku e njohe ti atë? Ku të njohu ajo bash ty? Pse të ftojë ajo pikërisht ty?

I pafytyrë.

Për më tepër, të dashur qytetarë, veç shkurt. Në vitin 1978 në Vankuvër të Kanadasë janë mbledhur studiues të shumtë dhe kanë vendosur një rregull nga i cili nuk dilet kur merr pjesë në punime shkencore. Rregulli, apo deklarata e Vankuverit thotë se autorët duhet të deklarojnë qartë kontributin e tyre, por përgjegjësia është kolektive.

Pra, Dimal Basha jo vetëm që e ka lexuar, jo vetëm që është autor i tekstit, por ai zyrtarisht ka pranuar të marrë përgjegjësi të plotë për këtë tekst skëterrë kundër UÇK-së e në linjë të plotë me politikën serbe.

Po ky nuk ka faj. Ose faj ka, po s’është fajtori kryesor ky. Është Albin Kurti që na e solli në krye të Kuvendit, sepse derisa në opozitë Kurti bënte politikë serioze, ai në pushtet ka promovuar cinizëm dhe kandidimi i Dimal Bashës është kurorëzim i kësaj kulture cinike e cila në thelb ka për qëllim rrënimin e integritetit të institucioneve të qëndrueshme të shtetit duke i devalvu moralisht në perceptimin publik dhe duke i bërë efektivisht të pavlefshme ato.

Ky është një mesazh i orkestruar nga Albin Kurti, që si projekt ka shkrirje të institucioneve të shtetit në instrumente të nënshtruara të partisë sepse ato pushtohen vetëm pasi paraprakisht devalvohen. E devalvimi vjen me njerëz si Dimal Basha.

Fatkeqësisht, pjesë e kësaj orkestre u bë edhe Partia Demokratike e Kosovës me votën pro Bashës. Sepse, PDK u bënë bashkëpjesëmarrës në një projekt thellësisht autokratik i mbështjellë me vellon e cirkuzit karnevalesk, por jashtëzakonisht të dëmshëm.

Sot Dimal Basha është autor i cituar nga studentët e Beogradit kur duan të dëshmojnë tregimin serb për Kosovën përmes një shqiptari.

Fatkeqësisht, sot me gojën plotë diplomacia serbe del nëpër botë e thotë: çfarë mendojmë ne për Kosovën është saktësisht e njëjta çfarë mendon Kryeparlamentari i Kosovës për shtetin e vet.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin