SHPËRBLIMI I DHUNËS Çeku emëron U.D të Drejtorit të Shotës ish Sekretarin e tij që sulmoi një zyrtar

Xheladin Krasniqi, ish-Ushtrues Detyre i Sekretarit të MKRS-së, e kishte kërcënuar dhe sulmuar një zyrtar të ministrisë. Por kjo nuk i ka dalë pengesë për pozita. Në maj të këtij viti, nga Hajrullah Çeku u emërua Ushtrues Detyre i Drejtorit të Ansamblit “Shota”.

SHPËRBLIMI I DHUNËS Çeku emëron U.D të Drejtorit të Shotës ish Sekretarin e tij që sulmoi një zyrtar

Hajrullah Çeku e dënoi dje sulmin ndaj Fehmi Kupinës, Kryesuesit të Asamblesë së Prishtinës, që u raportua se i erdhi nga një asamblist i LDK-së.

Por Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njëkohësisht kandidat i Vetëvendosjes për Prishtinë, ka krejt tjetër standard ndaj njerëzve të tij të afërt që denoncohen për dhunë: i emëron në pozita të larta.

Në maj të këtij viti, ai ka emëruar si Ushtrues Detyre të Drejtorit të Ansamblit “Shota” Xheladin Krasniqin.

Vendimi i Hajrullah Çekut për emërimin e Xheladin Krasniqit

Krasniqi kishte qenë Ushtrues Detyre i Sekretarit të MKRS-së dhe në nëntor të vitit 2024 e kishte kërcënuar e sulmuar fizikisht Miftar Latifin, U.d. i Udhëheqësit të Divizionit të Teknologjisë së Informacionit dhe Shërbimeve Logjistike në MKRS.

Ngjarja kishte ndodhur në zyrën e Krasniqit dhe, sipas rrëfimeve të Miftar Latifit, Krasniqi ishte ngritur në këmbë, i ishte afruar në fytyrë duke i thënë: “t’mys”, e më pas e kishte kapur nga palltoja. Këtë rrëfim e kishte pranuar pak a shumë edhe vetë Krasniqi.

Xheladin Krasniqi dhe Hajrullah Çeku

Rasti ishte denoncuar edhe në polici.

Krejt kjo ngjarje nuk i kishte bërë shumë përshtypje Çekut.

Xheladin Krasniqi ishte emëruar në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Sekretarit nga pozita e zyrtarit të prokurimit.

Pas rastit të kanosjes ndaj zyrtarit Latifi dhe reagimeve të shumta të zyrtarëve të ministrisë, Krasniqi ishte dërguar nga pozita e Sekretarit në atë të Inspektorit të Trashëgimisë Kulturore.

Por nuk qëndroi shumë atje dhe një pozitë e lartë i erdhi në maj të këtij viti.

Ministri Hajrullah Çeku e ka emëruar si Ushtrues Detyre të Drejtorit të Ansamblit “Shota” – institucion kulturor nën vartësinë e MKRS-së.

Xheladin Krasniqi, sa ishte Ushtrues Detyre i Sekretarit, kishte tentuar të rehatohej si Drejtor i Zyrës për të Drejtat e Autorit në MKRS.

E gjithë kjo kishte ndodhur me një procedurë të shpejtë.

Konkursi ishte shpallur më 30 maj 2024 dhe ishte mbyllur më 30 qershor 2024.

Për vetëm 8 ditë ishte emëruar komisioni vlerësues, ishte bërë verifikimi paraprak, më 03.07.2024 ishte mbajtur testimi me shkrim, më 05.07.2024 intervistimi dhe më 8 korrik Krasniqi ishte shpallur fitues.

Pikët e Xheladin Krasniqit në konkursin e jashtëligjshëm në MKRS

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit e kishte vlerësuar si konflikt interesi zgjedhjen e tij, dhe e gjithë procedura ishte anuluar edhe nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës./VoxKosova

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin