Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 500 mijë eurove për Kombëtaren e Kosovës në futboll pas suksesit historik në Bratisllavë. Këto mjete do të ndahen nga kategoria e shpenzimeve të paparashikuara dhe do të transferohen në llogarinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Nesër, e martë, 31 mars, Kosova do të përballet me Turqinë në finale të “Play-Off-it” për kualifikim në Kampionatin Botëror që do të mbahet në SHBA, Kanadë dhe Meksikë. Në rast fitoreje, Kosova do të kualifikohej direkt për në eventin më madhor të futbollit.
Të enjten e 26 marsit, Kosova eliminoi Sllovakinë në Bratisllavë me rezultatin 3:4. Paraprakisht, ishte renditur e dyta në Grup kualifikues pas Zvicrës.









