Ilir Tasholli, aktivist i Vetëvendosjes, është poentuar më së shumti në konkursin për Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas rezultateve që janë publikuar nga dikasteri që udhëhiqet nga Arben Vitia, Tasholli ka marrë 23 pikë në testin me shkrim, 54.6 në intervistë.

Si total, ka marrë 77.6 pikë.

I dyti është renditur Lulzim Ejupi. Ai ka 27 pikë në testin me shkrim, katër më shumë se Tasholli, por i ka 44 në intervistë.

Në total, Ejupi ka 71 pikë.

Tasholli i ishte bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje më 29 korrik 2025.

Para kësaj, ai kishte qenë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Gjatë kohës sa ishin në opozitë, VV-ja vazhdimisht e kishte kritikuar punësimin e militantëve të partisë.

Por, me ardhjen në pushtet, nepotizmin e kanë bërë diçka të zakonshme, ku aktivistët e partisë dhe familjarët e tyre i punësojnë në pozita kyçe nëpër institucione.