Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur konkursin për drejtorin e Policisë së Kosovës, pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, i cili tha se e liroi detyrën për arsye morale, pas rastit të dështimit institucional në rastin e Arlinda Zekajt.
Sipas njoftimit të MPB-së, konkursi është i hapur nga sot (4 nëntor) deri më 19 nëntor.
Xhelal Sveçla, ministër i kësaj ministrie, ende nuk është deklaruar për dorëheqjen e tij.
Nën udhëheqjen e tij dhe të Qeverisë Kurti, Gazmend Hoxha është drejtori i dytë i Policisë që ka dhënë dorëheqje.










