Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është bërë tërheqja e shortit për numrat e subjekteve politike të certifikuara që do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

Kësisoj, Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhje do ta ketë numrin 116.

Partia Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 125. Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 113. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta këtë numrin 128.

Partia Socialdemokrate në anën tjetër, do ta ketë numrin 129.