Las Vegasi do të jetë nikoqiri i shortit të Kupës së Botës 2026, me raportime që thonë se ceremonia do të mbahet të premtën e 5 dhjetorit këtë fundvit.
Qyteti i Nevadas në SHBA është zgjedhur nga qytete të tjera bashkënikoqire në Kanada dhe Meksikë.
Zyrtarë të FIFA nuk e kanë konfirmuar datën e as vendin, por raportimet tani janë shpërndarë se do të jetë data e dhjetorit në Vegas.
Për herë të parë, gara do të zhvillohet në tri vende, ndërsa poashtu është zgjeruar për herë të parë në 48 shtete ndryshe nga 32 sa kanë qenë deri tani.
Qytetet e SHBA-së janë ndarë në tri rajone. New York/New Jersey, Philadelphia, Boston, Miami dhe Atlanta janë pjesë e rajonit lindor, Kansas City, Dallas dhe Houston përbëjnë rajonin qëndror, ndërsa Los Angeles, Seattle dhe San Francisco përbëjnë rajonin perendimor.