Nga intervista e mbrëmshme e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, u kuptua diçka që nuk kuptohej prej kohësh.

Çfarë presidenti do Albin Kurti.

“Përgjigjja ishte që neve na duhet një President që s’du ta them, por do ta them, që merret me shoqatën e zjarrfikësve.” Deklaroni Abdixhiku

Në anën tjetër, Albin Kurti, na thoshte se e dëshiron president Murat Jashari.

Pra, Albin Kurti e donte hiç më pak se Murat Jashari që të merrej me shoqatën e zjarrfikësve.

“Një figurë e profesorit e personalitet, si Murat Jashari, do të gëzonte mbështetje gjithëpartiake, do të ishte nder për Republikën.” Deklaronte Kurti.

Nder për Republikën? Apo nder për shoqatën e zjarrfikësve?

Insistimin që të bëhej president, profesori i juridikut, nipi i Adem Jashari paska pasë qenë… Pritje – përcjellje shoqatash.

Këtu duhet të ketë gabuar Vjosa Osmani, kur në vend të takimit me shoqatën e zjarrfikësve, takohej me presidentin e shtetit më të fuqishëm në botë…

Dhe Lumir Abdixhiku nuk është i pari që e dëgjon Albin Kurti teksa tregon çfarë niveli e do Presidentin, ai me dije ia kishte bërë edhe Vjosa Osmani.

“Kryesisht është lidhur me punën time në fushën e politikës së jashtme. Ai është shprehur që i duhet një president që nuk merret fare me politikën e jashtme.” Deklaronte Osmani.

Fatmirësisht, si kurdoherë, familja Jashari family janë një hap para të gjithëve, njëjtë si në ditën kur u refuzua ky post nga vetë Murat Jashari, sepse kjo familje, ndryshe nga sa po e mendoka Albin Kurti, qëndron për më shumë sesa takim me shoqata.

“Ama jo me keqpërdorë emrin e familjes Jashar për pozita personale” pati deklaruar Murat Jashari për VOX Kosova.