Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Speciale që dënoi me 81 vjet burg krerët e UÇK-së, në thelb ka tri lajme të mira.
“Në këtë aktgjykim janë tri pika që duhen theksuar ndërkombëtarisht. E para, pretendimet për të ashtuquajturën shtëpi të verdhë dhe për trafikimin e organeve as nuk bëhen pjesë e aktakuzës”, tha.
“E dyta, akuzat për krime kundër njerëzimit dhe për sulme gjoja sistematike kundër popullsisë civile, u rrëzuan”, shton.
“Dhe e treta, Dhomat e Specializuara theksuan qartë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është në gjyq dhe se vendimi i tyre në asnjë mënyrë nuk synon të cenojë drejtësinë apo legjitimitetin e luftës çlirimtare”, tha Kurti në një konferencë për media me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.








