“I inkurajoj të gjitha partitë politike në Kosovë që të kthehen në tryezën e negociatave për të arritur një marrëveshje për Presidentin e ri, në mënyrë që të shmanget një cikël tjetër i kushtueshëm i zgjedhjeve parlamentare”.
Kështu ka shkruar kongresisti amerikan, George Latimer, në letrën e tij drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku e ka uruar për rizgjedhjen e tij si Kryeministër.
Siç e dëshmon, thekson ai, përvoja e Shteteve të Bashkuara, “dialogu i hapur dhe bashkëpunimi ndërmjet partive në çështje të interesit kombëtar janë thelbësore për përparimin e një shoqërie demokratike”.
“Teksa nisni mandatin tuaj të katërt si Kryeministër, pres me kënaqësi të bashkëpunoj ngushtë me ju dhe kolegët tuaj për avancimin e vlerave të përbashkëta të dy vendeve tona, përfshirë demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin ekonomik”.









