Shkyçja goditëse Ish-ministri Çeku: Liberalizimi i energjisë dobëson ekonominë

Ish-ministri Çeku ka konsideruar se çështja e energjisë në Kosovë është shndërruar në instrument politik, derisa ka vlerësuar se liberalizimi i energjisë do ta dobësojë ekonominë.

Shkyçja goditëse Ish-ministri Çeku: Liberalizimi i energjisë dobëson ekonominë

Ethem Çeku

Ish-ministri i Ekonomisë, Ethem Çeku, ka kritikuar mënyrën se si është menaxhuar liberalizimi i tregut të energjisë në Kosovë, duke e quajtur proces “të nxituar” dhe që “dëmton” bizneset e ekonominë.

Përmes një postimi në Facebook, Çeku ka thënë se në Kosovë, energjia është shndërruar “në instrument politik të qeverive të radhës”, për dallim nga vendet e Bashkimit Evropian që e kanë konsideruar si “politikë kombëtare” e lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik.

“Kosova… ndërmori hapin e liberalizimit për kompanitë e mëdha pa siguruar më parë kapacitete të reja prodhuese. Ky vendim e ka detyruar sektorin privat të lidhet me furnizues të jashtëm, duke i ekspozuar bizneset ndaj luhatjeve të tregjeve ndërkombëtare dhe duke rritur ndjeshëm kostot e tyre”, shkroi ai.

Ajo që e veçon Kosovën nga shumica e vendeve të tjera, në prizmin e tij, është “politizimi ekstrem i sektorit energjetik”. 

Prandaj, Çeku konsideron se liberalizimi i tregut “në kushte të tilla nuk ka qenë hap drejt zhvillimit, por hap drejt dobësimit të mëtejshëm ekonomik dhe rritjes së pasigurisë energjetike”.

LAJME

SËRISH KQZ-ja s’i certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

VENDOS SPECIALJA Isni Kilaj lirohet me kusht

VOX E GJEN ROZETA HAJDARIN Ministrja refuzon të tregojë pse s’po i përgjigjet drejtësisë

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

MASHTRIMI Ministria e Sveçlës nënshkruan kontratë mijëra euroshe me UBO-n, për të cilën Kurti kërkonte të hetohet

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos